Kryeministri i Republikës së Kosovës, ka komentuar fitorën e Lorina Kuka e cila është stolisur me me medaljen e artë në Grand Prix Tbilisi të Gjeorgjisë. Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, sportistët po na bëjn krenar duke e lartësuar emrin dhe imazhin e Kosovës çdokund në botë. Ndryshe Kosova është përfaqësuar nga kampionia e Evropës, Nora Gjakova, njëherësh sportistja më e mirë e Kosovës për vitin 2018, e zgjedhur nga Komiteti Olimpik I Kosovës, si dhe kampionia e Evropës për U-23, Loriana Kuka.
Postimi i plotë:
Loriana Kuka, e stolisur me medaljen e artë në Grand Prix Tbilisi të Gjeorgjisë. Falemnderit Driton Kukajt dhe ekipit të tij, që po na bëjnë krenarë duke e lartësuar emrin dhe imazhin e Kosovës çdokund në botë.