Pas mbledhjes së Qeverisë ka folur Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Në konferencë për media ai foli për kacafytjet mes AAK-së dhe Nismës.
“Marrëdhëniet e Aleancës dhe Nismës datojnë që nga Vlani që atëherë kemi pasur partneritet. Ka debate publike të zyrtareve të partive por nuk paraqesin qëndrimet në koalicion. Marrëdhëniet nuk tregojnë për prishje të koalicionit, tha ai, transmeton KTV.
Haradinaj foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave ku tha se si proces është premtues.
“Ka skepticizëm edhe po përpiqemi që t’u përgjigjemi çdo pyetjeje, edhe të Holandës. Unë personalisht iu kam dërguar sqarime sa i përket vizave. Liberalizimi është premtues, kemi marr një konfirmim nga Gjermania”, ka thënë Haradinaj.
I pari i ekzekutivit foli edhe për deklaratat e Zoran Zaev dhe mundësisë së ndarjes së Kosovës.
“Të gjithë udhëheqësit e rajonit i shqetësohen lëvizjes së kufijve. I kam dëgjuar këto deklarime. Për mua këto nuk janë risi”, tha ai.
Ndërkaq, pranoi se ka marrë telefonatë edhe nga komedianët rus.
“Kam fol edhe Poroshenkov, por edhe me komedianët. Për fat të mirë biseda që kam bërë unë nuk ka dal nga shablloni, e kam kërkuar njohjen dhe kaq. Me Zaev nuk kam biseduar kohëve të fundit”, tha ai.
I pari i ekzekutivit ka folur edhe për përfundimin e procesit të dialogut me Serbinë.
“Ajo çka ka mbet është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë. Kanë mbet vetëm dy tema për tu diskutuar e Serbia s’ka mundësi tjetër pos të ulet e të bisedojë. Kosova po hyn në procesin e dialogut e konsoliduar. Ka përpjeke të na ftojnë vetëm për proces, por nuk do të pranojmë. Do të shkojmë në proces të dialogut vetëm për të marrë njohjen”, tha ai.
Ndërkaq, pranoi se ka marrë telefonatë edhe nga komedianët rus.
Ramush Haradinaj tha se ende nuk ka marr propozim nga PDK për emërimin e ministrit të inovacionit.
“Ne nuk e kemi hekë kartonin e gjelbër ende, por do të hiqet. I kemi dy opsione, të paguajmë në total shumën prej 40 milionë euro ose të formojmë një komision që do të lehtësonte procedurat”, tha ai.
Në mbledhjen e 110 të Qeverisë u shqyrtua Projekti i Rregullores për Integrimin e të Huajve, projekti për shqyrtim Administrativ të Akteve të Komunave dhe të tjera.