Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nuk është në dijeni lidhur me detajet e takimit të dy presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiq.
Ai ka deklaruar se ende nuk ka pranuar asnjë informacion nga presidenca lidhur me takimin e dy homologëve, njofton Klan Kosova.
Thaçi dhe Vuçiq janë takuar para dy netësh më parë në Bruksel, takim ky që është ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.