Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion ushtarak amerikan. Haradinaj ka diskutuar me delegacionin e kryesuar nga oficeri Sean Nestor për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe për ndihmën e pakursyer të ShBA-së për FSK-në.
“Bashkëpunimi ynë i gjithanshëm e veçanërisht në aspektet e sigurisë gërsheton vlerat më kulmore që dy popujt tanë i ndajnë. Miqësia jonë e përhershme me ShBA-në dhe besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme dhe e si e tillë, do të ruhet dhe kultivohet ndër breza” ka thënë Haradinaj.