Haradinaj: Rama e Vuçiç donin të ndanin Trepçën, humbnim 10 mld euro

9

I ftuar në Syri Tv në Çim Peka Live, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se i qëndron çdo akuze ndaj Edi Ramës, madje ka edhe prova të tjera që është i investuar edhe me lobingje për ndarjen e Kosovës.

‘Jam i habitur me mobilizimin e resurseve që Rama ka vendosur në dispozicion brenda dhe jashtë vendit me lobingje, për ndarjen e Kosovës.

Me këtë ndarje ne humbinim Trepçen.

Trepça nga kalkulimet time vlen 10 miliard Euro në 10 vjet. Kjo është akuza kryesore. Kur kam hyrë me fol për ndarjen e Kosovës i kam parasysh të gjitha rreziqet. Sa i përket Edi Ramë mbasi e kam njoh, nuk mërzitem.

Nuk e kam lexuar shkresën e tij, çdo fjalë që kam thënë është e saktë. I qëndroj mbrapa në cdo kohë. Ka më shumë, por e kam kursu kombin’, tha Haradinaj.

Comments are closed.