Prishtinë, 22 shkurt – Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj deklaroi se nuk do të lejohet heqja e taksës 100 për qind e importit nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të jetë kusht për vazhdim të dialogut me Beogradin.
Haradinaj në intervistë për TV21 tha se përderisa taksa është më e rëndësishme se dialogu me Serbinë, ajo nuk do të hiqet asnjëherë.
“Derisa taksa është më e rëndësishme se dialogu, asnjëherë nuk do ta heqim, asnjëherë! Nëse taksa paraqet problem, asnjëherë nuk do ta heqim. Nëse përmes taksës i tregojmë Serbisë se ku e ka vendin, pse ta heqim. Ato nuk duan të na pranojnë, ato nuk duan marrëdhënie fqinjësore, duan ne tua blejmë mallin, ndërsa ato të na parashtrojnë kushte që të shkojmë në tryezën negociuese”, deklaroi Haradinaj.
Ai e hodhi poshtë kushtëzimin e shefes së Diplomacisë së Bashkimit Evropian, ndërmjetësuesen në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Federika Mogerini, e cila këto ditë deklaroi se dialogu do të vazhdojë vetëm kur Qeveria kosovare ta tërheqë vendimin e taksës.
“Nëse Mogerini nuk dëshiron, atëherë le të na thërras në dialog”, tha Haradinaj.