Prishtinë, 29 maj – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin, me të cilin biseduan për tema të rëndësishme për të dyja vendet.
“U dakorduam që të angazhohemi bashkërisht që t’u gjejmë zgjidhje shumë çështjeve të rëndësishme, të cilat presin prej kohësh. Raportet e mira ndërfqinjësore, janë garanci e paqes në rajon”, shkruan Haradinaj në Facebook.