Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol
Kështu thuhet në letrën që kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ia ka dërguar kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj në facebook duke postuar edhe letrën e saj dërguar përmes ambasadorit Christian Heldt.
Më poshtë postimi i plotë i Haradinajt:
Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol
Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt. Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme. RH.