Prishtinë, 8 nëntor – Gjatë nëntorit do të miratohen ligje që mundësojnë transformimin e Forcave të Sigurisë në armatë të Kosovës dhe ajo do të ketë tre regjimente, njëri prej të cilëve në veri të vendit. Këtë e deklaroi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Ushtria jonë do të ketë tre regjimente, përkatësisht do të ketë tre regjimente këmbësorike. Njëri do të vendoset në Gjilan, njëri në jug dhe një do të vendoset në veri. Armata jonë do të ketë edhe togë komanduese. Disa do të jenë aktivë dhe disa në rezervë”, deklaroi Haradinaj.
Në deklaratë për televizionin Klan Kosova ai shtoi se armatës së Kosovës nuk do t’i mungojë asgjë.
Sipas strategjisë për transformim të FSK-së në armatë të Kosovës është paraparë operacionalizimi i plotë i armatës të realizohet në afat prej 10 viteve dhe të ketë 5.000 pjesëtarë aktivë dhe 3.000 rezervë. Për transformimin e FSK-së kundërshton Lista serbe dhe Beogradi zyrtar.