Pas votimit në Kuvendin e Kosovës për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar një postim prekës në Facebook.
I pari i ekzekutivit ka publikuar një foto me babin e tij tashmë të ndjerë, Hilmi Haradinajn.
Fotografinë, Haradinaj, e ka shoqëruar me një përshrim emocional.
“Plak, u ba Ushtria!”, ka shkruar Haradinaj.