Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se kundrejt Serbisë, përveç taksës 100 për qind, mund të merren edhe masa të tjera edhe më të rënda.
Këto deklarime Haradinaj i ka bërë në një intervistë për televizionin shqiptar A2.
“Ka edhe veprime të tjera që mund të ndodhin, që janë jotarifore. Do t’i shihni ju kur të ndodhin”, ka thënë Haradinaj.