Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijançiq, duke i thënë se Bashkimit Evropian i ka humbur rruga në oborr.
“Trepça Ligji është i Kosovës, në juridiksion të Kosovës statuti buron nga ligji. Është paprecedan që të komentohet diçka e tillë. Brukselit i ka humbur rruga në oborr”.
“Kyçja e kësaj teme në dialog është ftesë për destabilizimim. Më vjen mirë që ja kemi hequr këtë shqetësim Bruskelit. Kosova po kryen punët e vet dhe s’duhet ta kenë këtë problem”.
Ndërsa sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Haradinaj ka thënë që nuk kthehemi në dialog të shantazhuar.
“E pashë. Ajo që është qëllim i Amerikës që është edhe i yni. Ne jemi të inetresur që të kthehet dialogu. Kosova s’e ka kushtëzuar dialogun edhe kur na janë tërheq njohjet. Serbia po bën shantazh, ata po shantazhojnë dhe është gabim të pranohet shantazhi”.