Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova nuk do të heq taksën prej 100% e cila është vendosur ndaj produkteve serbe që hynë në Kosovë, derisa ky shtet të njehë pavarësinë e Kosovës, raporton “Zëri.info”.
“Është mirë të mos e heqim derisa nuk njihet pavarësia e Kosovës. Nëse nuk dimë të qëndrojmë atëherë ne vetë po heqim dorë nga vetvetja”, tha ai.
Haradinaj tha se Kosova nuk duhet të fshihet pas Brukselit në të drejtat që ka si shtet.