Haradinaj një vit nuk flet me Ramën, i porositi se është më mirë të punojë në njohjen e Kosovës se sa në problemet ndërmjet Ankarasë dhe Athinës

17

Tiranë, 13 janar – Lideri i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, për televizionin Ora Njuz tha se me kryeministrin shqiptar Edi Rama tashmë një vit nuk komunikojnë.

“Ka kohë të gjatë, tashmë një vit që nuk komunikoj me Ramën. Unë do t’i respektoj të gjitha institucionet e Shqipërisë, gjithsesi u dëshiroj  bashkëatdhetarëve të mi të shkojnë përpara në reformat e tyre edhe në zgjedhjet e ardhshme ato do të vendosin se kush do të menaxhojë me vendin, dhe unë do ta respektoj atë”, tha ai në emisionin “Tempora” të Sonila Meços.

Haradinaj, i cili është ish kryeministër i Kosovës, e ka komentuar përpjekjen e kryeministrit Edi Rama të bëhet ndërmjetësues mes Turqisë dhe Greqisë.

Sipas Haradinaj, në vend se t’i zgjidh problemet mes Ankarasë dhe Athinës, kryeministri Edi Rama ka mundur të punojë  në njohje të reja të Kosovës, duke e nënvizuar faktin se Greqia ende nuk e ka pranuar pavarësinë e saj.

“E di diskutimin që e udhëheq Shqipëria me Greqinë  për kufirin detar. Ne kemi interesim për përparimin e marrëdhënieve  me Greqinë  me qëllim të njohjes të pavarësisë së Kovosës  nga ana e Athinës zyrtare, dhe për atë në këtë rast do të ishte më mirë Rama t’i ndihmojë Kosovës për njohjen se sa  të jetë e interesuar  për zgjidhjen e çështjeve tjera  më larg. E falënderojmë Ankaranë  për njohjen e pavarësisë  së Kosovës dhe mbështetjen  që e jep për ne”, potencoi Haradinaj.

Në mes të janarit të vitit të kaluar Rama deri te Gjykata Themelore në Prishtinë ngriti padi për shpifje kundër Haradinaj. Padia ka të bëjë me shpifjen se Rama  gjoja ka bërë përpjekje për këmbim territoresh ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Haradinaj vlerësoi se padia nuk ka bazë dhe se  është dorëzuar vetëm që të shmanget përgjegjësia politike.

Megjithatë, në fillim të korrikut gjatë  vizitës në Prishtinë, Rama e tërhoqi padinë.

“Jo se nuk ka rëndësi për mua, por më e rëndësishme  është ajo që  do të na bashkojë të gjithë ne. Me ose pa padi, Ramushi nuk është kryeministër,  politikan për mua,  ai është një  nga personalitetet historike.  Do të thotë,  procedura gjyqësore zyrtarisht do të tërhiqet”, tha atëherë Rama në Prishtinë, pas së cilës edhe e bëri atë”.