Prishtinë, 15 janar – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar sot se SHBA-të zyrtarisht kanë kërkuar që Prishtina të heq taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë. Ai ka thënë se kjo nuk do të ndodhë nëse nuk arrihet marrëveshje me të cilën Serbia do ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Haradinaj në pres konferencë ka thënë se qëndrimi amerikan i është përcjell nga ambasadori amerikan i SHBA-së në Prishtinë.
Ai pret që marrëveshja me Beogradin për njohje të ndërsjellë të arrihet, e nëse ajo nuk ndodhë deri në vitin 2022, taksat do të mbeten në fuqi.
“Nëse dy shtetet Serbia dhe Kosova nuk hyjnë të njëjtën ditë në BE, çështja e Ballkanit nuk do të zgjidhet”, ka deklaruar Haradinaj.