Prishtinë, 2 dhjetor – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se nëse bie Qeveria e tij, atëherë nga funksioni do të duhet të largohen edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Ai në intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së theksoi se nuk heq dorë nga ideja për mos ndryshim të kufijve dhe rritjen e taksave për mallin serb, madje edhe nëse bie Qeveria.
Ai shtoi, se nëse ai largohet nga funksioni i kryeministrit, atëherë me vete duhet t’i marrë edhe Thaçin dhe Veselin.