Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u takua në Departamentin Amerikan të Shtetit me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Haradinaj takimin e cilësoi sit ë hapur e të sinqertë, ku bëri të ditur se me Escobar folën për zhvillimet politike në Kosovë, me theks nevojën për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë.
“Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij dhe të administratës amerikane tash e shumë dekada dhe inkurajova për thellim të marrëdhënieve dhe që mbështetja ndaj Kosovës të shtohet”.
“Arritjet e Kosovës, nga vitet e 90-ta, lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi kanë ndodhur në partneritet të përbashkët. Edhe Marrëveshja Finale duhet të jetë fitore e përbashkët”, tha Haradinaj, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se do të punojnë ngushtë me Shtetet e Bashkuar që partneriteti për paqe dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO të arrihet me urgjencë pasi sipas tij kjo është jetike për paqe të qëndrueshme në rajon.
Kujtojmë se Haradinaj po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë edhe në Lutjet e Mëngjesit.