Pas Amerikës që u konfirmua edhe zyrtarisht, pati lajme se kryeministrit refuzimi i radhës i erdhi nga Britania e Madhe.
Por këtë ai e ka mohuar në një konferencë për media, raporton lajmi.net
Madje ka kërkuar që gazetarët të mos “ua mbajnë dertin politikanëve, por qytetarëve”.
“Shumë keq është nëse ndodhë. Mirë na kishin ba politikanëve me na i refuzu vizat po me jau jep qytetarëvt. Politikanët i marrin vizat, besoni mos ua bani dertin. Problemi është dhe është e dhimbshme se qytetarët janë të izoluar”, ka thënë Haradinaj
Ai ka sqaruar gjithë situatën me rastin e vizave qoftë në rastin me Amerikën ashtu edhe me Britaninë.
“Sa i përket për shembull për vizën e Anglisë, unë kam vizitë më 26 shkurt, për me qenë i rregullt kam apliku si çdo qytetar, nuk kam kërku kurfarë procedure të jashtëzakonshme, këto shkrimet që kanë ndodhë nuk e di pse kanë ndodhë por nuk janë të vërtetë. Për Amerikë, kam apliku sepse kam pasë disa ftesa, pra për vizitë bilaterale edhe kur ka një agjendë të tillë shkoj në Amerikë dhe çdo vend të botës.”, ka thënë ai.
Haradinaj foli edhe për Gjykatën Speciale ku deklaroi se kjo temë është në procuedrë të rregullt në qeverinë e Kosovës. /Lajmi.net/