Prishtinë, 5 korrik – Kabineti i kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj sot përgënjeshtron se Qeveria e Kosovës ka sjellur vendim t’ua ndalojë hyrjen në vend përfaqësuesve zyrtar të Serbisë.
Informacioni vijon një ditë prejse shefi i kabinetit të ministrit për Punëve të Jashtme të Kosovës Bexhet Pacolli, Jetlir Ziberaj publikoi e Prishtina u ndaloi hyrje në Kosovë të gjithë funksionarëve serb.
Zëdhënësja e kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Donjeta Gashi sot për Radion Evropa e Lirë deklaroi shkurtë se “Qeveria e Kosovës nuk ka sjellur vendim të tillë”.
Edhe televizioni shtetëror serb RTS sot publikoi deklaratë të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila tha se në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në qytetin polak Poznanj homologu i saj Haradinaj i ka thënë se vendimi për ndalesë të përfaqësuesve të Beogradit të hyjnë në Kosovë “është lajm i rrejshëm”.
“Mua më befason se si lajmet e rrejshme në Prishtinë i përhapin këshilltarët e të a.q. Ministrisë së Punëve të Jashtme”, deklaroi Bërnabiq.
Nga ana tjetër, Ziberaj edhe sot mbeti në pohimin e tij se vendimi është sjellur dhe se nuk bëhet fjalë për lajm të rrejshëm.
“Vendimi për mos hyrje të përfaqësuesve zyrtar serb në Kosovë, derisa ata provokojnë tensione dhe vazhdojnë me propagandë hibride dhe fushatë kundër vendit tonë, është sipas politikës së Qeverisë, e cila zbatohet nga vendosja e taksës tregtare kundër Serbisë, si vendim kombëtar për mbrojtje të interesave dhe sigurisë kombëtare të Kosovës dhe për parandalim të veprimeve të mëtutjeshme agresive të Serbisë kundër Kosovës”, deklaroi Ziberaj për REL.
Ai i porositi kryeministres serbe Bërnabiq se është persona non grata dhe tha se ndalesa do të hiqen në “momentin kur Serbia të tërhiqet nga shkaktimi i tensioneve në Kosovë”.
Ai shtoi se “në momentin kur të krijohen kushte dhe kur Serbia do të tërhiqet nga tensionet e shkaktuara në Kosovë”, atëherë vendimi do të hiqet.
“Topi është në anën e Serbisë që të sillet si fqinj konstruktiv. Shovinizmi në deklaratat e Bërnabiqit tashmë është i njohur për tërë botën. Ajo është persona non grata në Kosovë”, porositi Ziberaj.
Në lidhje me ngjarjet e fundit dje u pajtua edhe zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE) Maja Kocijançiç, e cila porosioti se Brukseli pret nga të dyja palët t’i respektojnë marrëveshjet tashmë të nënshkruara, duke e përfshirë edhe atë për vizitat e personave zyrtar.
Kocijançiç theksoi se BE-ja është në kontakt me të dyja palët, me Prishtinën dhe me Beogradin, në lidhje me gjoja vendimin e MPJ-së kosovare.(koha.mk)