Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur kreun aktual të qeverisë si “amator vendimmarrës”.
“I pari moment është refuzimi i planit për tabela përmes të cilit do të vazhdohej një normalitet institucional…I dyti moment i gabuar është mbajtja e zgjedhjeve dhe i treti moment është kur e kanë sugjeruar se ata nuk kanë dashur të vendosin Kosovën tepër keq me thënë se nuk janë këto kryetar dhe këto nuk janë zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.
“Pra është hera e tretë kur Kurti ka shkuar ndaras nga aleatët tonë dhe kjo hera e tretë solli sanksionet, ndërprerjen e “Defender 23″”, ka thënë tutje ai.
Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, që t’i kthehet rekomandimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të bëjë një plan me amerikanët dhe veriut t’i kthehet normaliteti.