Shkup, 5 janar – Nuk do të guxoj të them se Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë mund të jetë model për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por mund të marrin disa dispozita nga Marrëveshja, thotë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Mia, transmeton Koha.
“Ne kemi qëllim që të arrijmë marrëveshje gjithëpërfshirëse, pasi që mes Beogradit dhe Prishtinës nga listë të gjatë të çështjeve që patjetër duhet të merremi vesh: nga dëmi i luftës, tregtisë dhe politikës, të drejtat e komunitetit serb që jeton në Kosovë, të drejtat fetare dhe të tjera. Shpresoj se edhe ne do të kemi sukses që të marrim disa dispozita nga Marrëveshja e Prespës. Megjithatë, nuk do të guxoja të them se ai është model, pasi që relacionet Kosovë-Serbi janë më ndryshe”, thotë midis tjerash në intervistë, Haradinaj. (Koha.mk)