Nënshkrimin e Protokollit për pranimit e Maqedonisë së Veriut në NATO e ka përshëndetur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa është shprehur se dita e djeshme është hap i madh për tërë rajonin, shkruan gazeta KOHA.
“Përshëndes nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga 29 shtetet anëtare. Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet. Hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. (koha.mk)