Në Akademinë Politike dhe Shkencore kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, pjesëmarrës për një fjalë rasti ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Gjatë fjalimit të tij, kryeministri tha se Hoti ishte krijues i shkathtë karshi ideve të imponuara nga jashtë. 20 vjet pas zhdukjes së tij përmendi, ushtrinë, popullësinë e re dhe orientimin euroatlantik të Kosovës.
Për veprimtarin e shquar të çështjes Kombëtare, Ukshin Hotin, u thanë vetëm fjalë të mëdha. Në mënyrë të tillë foli edhe kryeministri Ramush Haradinaj për të.
“Armiqtë nuk i besuan e nxorrën nga burgu dhe e zhdukën intelektualin kryengritës”, tha ai. Tha se pushtuesi iu hakmor Ukshin Hotit dhe Krushës duke e kryer një nga masakrat më mizore gjatë luftës. “Krijues i shkathtë karshi ideve të imponuara nga jashtë”, tha Haradinaj për Hotin.