Prishtinë, 7 maj – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova kurrë nuk ka pasur marrëdhënie më të mira me SHBA-të se sa sot, transmeton Koha.mk
Konfirmim për këtë konstatim, ka deklaruar Haradinaj është vizita e sotme e gjeneralit amerikan Timoti Or në Prishtinë dhe takimet e tij me kreun shtetëror kosovarë.
Ai ka thënë se vizita e komandantit të Gardës nacionale të shtetit Ajova është vetëm miqësore dhe nuk ka lidhje me kinse “marrëdhënie të ngrira” me SHBA-të.
“Ne asnjëherë nuk kemi pasur ngrirje të raporteve me Amerikën. Asnjëherë në histori marrëdhëniet me Amerikën nuk kanë qenë më të mira në gjitha sferat. Gjenerali nga Ajova është me të vërtetë mik shumë i mirë i Kosovës. Ai tetë vite është në shërbim të marrëdhënieve bilaterale”, ka thënë Haradinaj.
Garda nacionale e shtetit federal Ajova është vëllazëruar me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa gjenerali Or prej sot po qëndron në kryeqytetin kosovar në takime me Haradinajn, presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli.(koha.mk)