Prishtinë, 11 mars – Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj në takimin e sotëm me përfaqësues të kompanisë amerikane “Skuderd properti grup LPC” ka deklaruar se Kosova ka krijuar klimë të volitshme për investime të huaja, bën të ditur korrespondenti i MIA- në Prishtinë.
Në takim me delegacionin amerikan, të kryesuar nga themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Majkëll Minc, Haradinaj ka theksuar se “me rritjen ekonomike e cila është më e lartë në rajon, ulja e shkallës tatimore, reformat thelbësore në sundimin e së drejtës dhe politika fiskale si dhe Ligji për investime strategjike, Kosova është gjetur në kartën e shteteve atraktive dhe të sigurta për investime të huaja”.
“Kosova tani e ka ligjin për investime strategjike e cila krijon lehtësim dhe rrethana lehtësuese për investitorë të huaj. Janë themeluar tre zona të ndara ekonomike që janë të gatshme të presin investitorët e huaj”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.
Në komunikatën e shërbimit qeveritar për informim, thuhet se Haradinaj ka porositur se Kosova veçmë është bërë “adresë e besueshme për investimet amerikane”.