Prishtinë, 20 korrik – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur kundër idesë së këmbimit të territoreve me Serbinë, respektivisht vlerëson se një gjë e tillë do të shkaktonte tragjedi për tërë Ballkanit, lajmëron korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.
“Ndarja për mua nënkupton luftë dhe këtë e pohoj pa hamendje”, deklaroi Haradinaj në intervistë për televizionin Dugagjini.
Ai porositi se “në këto rrethana” nuk mund të ketë ndarje ose këmbim të territoreve dhe se “ndryshimi i kufijve paraqet rrezik më të madh”.
“Nuk është mirë që të përmendet ndarja. Secili i cili e përmend ndarjen, për çfarëdo arsye, gabon, dëshiron t’i sjellë tragjedi Ballkanit”, porositi kryeministri kosovar.
Në kohën e fundit edhe në Serbi edhe në Kosovë në media shfaqen ide se Prishtina dhe Beogradi do të mund të arrijnë marrëveshje finale, që do të nënkuptonte edhe këmbim të territoreve.