Haradinaj: Ishim të gatshëm për çdo situatë në veri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë qenë të përgatitur për çdo situatë, pas aksionit të Policisë së Kosovës të zhvilluar në veri.

“Kemi qenë të gatshëm për çdo situatë. Policia e Kosovës e ka respektuar komunitetin atje, qytetarët, duke operuar së pari me njësi të zakonshme. Pas kundërshtimit kanë ardhur njësitë e intervenimit”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se, aksioni i Policisë nuk ishte kundër serbëve por kundër krimit.

“Aksioni s’ka qenë kundër serbëve të veriut. Qytetarët e veriut kanë raportuar krimin. Kosova nuk ka pasë çare pa vepruar”, ka thënë Haradinaj për Televizionin Publik. Haradinaj ka theksuar se nuk mundet shteti e ligji të dështojnë para kriminelëve.