Për aksidentin që ndodhi sot në rrugën Shkup-Tetovë, ku nga rrokullisja e një autobusi mbetën të vdekur 13 persona, u shpreh edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton koha.mk. Në profilin e tij në fejsbuk, ai shpreh ngushllime familjeve të viktimave dhe u dëshiron shërim të shpejt të lënduarve nga aksidenti.
“I tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë. Një tragjedi që po prekë shumë familje, me dhjetëra të lenduar e për fat të keq shumë të vdekur. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, shkruan Haradinaj në profilin e tij në fejsbuk.