Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka folur për koncept-dokumentin e lojërave të fatit.
Derisa në lidhje me këtë çështje, kryeministri Haradinaj, ka pranuar kritika dhe kohëve të fundit është sulmuar, ai duket se e ka pëlqyer një vendim të fundit të homologut të tij nga Shqipëria, Edi Rama, njofton Klan Kosova.
”Unë i kisha heqë krejt këto lojëra të fatit nuk i kisha lanë fare në vendbanime”.
”Kam qenë shumë i sulmuar kohëve të fundit për çështjen e lojërave të fatit”, tha Haradinaj.