Haradinaj i gëzohet rrëzimit të qeverisë Kurti, pret formimin e shpejt të institucioneve të reja

163

Haradinaj i është gëzuar rrëzimit të Qeverisë Kurti si dhe pret formimin e shpejt të institucioneve të reja.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vorimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë është vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë.

Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh besimplotë se shpejt do të konstituohen institucionet e reja të Kosovës.

“Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës”, deklaroi Haradinaj.

Para pak minutash, Kuvendi i Kosovës, me 82 vota pro, e rrëzoi Qeverinë Kurti.

Comments are closed.