Haradinaj: Hoti duhet që sa më parë ta kompletojë ekipin

17

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hap rrugë formimit të Qeverisë së re.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i ftoi të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij.

“I mandatuari për krijimin e Qeverisë së re, Avdullah Hoti, duhet që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë. Në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur”, potencoi ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

Comments are closed.