Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ia ka thënë në sy komisionerit Evropain për Zgjerim, Johannes Hahn se Kosova po priste që ai të vinte me lajmin për heqjen e vizave për Krishtlindje, njofton Klan Kosova.
Megjithatë Haradinaj tha gjatë takimit me Hahn deklaroi se Kosova do të vazhdojë t`i përmbushë detyrat e veta karshi BE-së siç është agjenda evropiane e reformave.
Komisioneri Hahn gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet edhe me presidentin, Hashim Thaçi dhe kryekuvendarin Kadri Veseli.
Pas përfundimit të takimeve me krerë të lartë shtetërorë, ai në orën 17:30 do tëm bajë një konferencë për media, njofton Klan Kosova.