Prishtinë, 27 nëntor – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në shënimin e “Ditës së Forcës”, porositi se FSK-ja vazhdon të vlerësohet si institucioni më i besueshëm në vend.
Haradinaj në postimin e tij në Facebook shkruan se, një rëndësi e veçantë i është kushtuar integrimit të komuniteteve pakicë, që e shohin FSK-në si mundësi për më shumë siguri dhe për një karrierë të shkëlqyer.
“Përmes pakos së tri ligjeve, të cilat janë votuar në lexim të parë, në Kuvendin e Kosovës, me një konsensus të lartë ndërpartiak, FSK-ja është mandatuar qartë si forcë mbrojtëse e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.