Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë takimit të sotëm me komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo III ka thënë se FSK-ja është e gatshme t’i bashkohet NATO-s
Në një postim në Facebook ai ka thënë se Kosova është e rreshtuar me popujt e lirë, të udhëhequr nga SHBA-ja, në shërbim të paqes në vend, rajon dhe në botë.
“FSK-ja ka hyrë në proces të arritjes së kapaciteteve të plota të një ushtrie të modelit të Paktit Veriatlantik dhe është e gatshme t’i bashkohet NATO-s në misionet paqeruajtëse. Me Komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo III, biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe KFOR-it, për garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë në vend”, ka shkruar Haradinaj.