Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj i ka ftuar partitë fituese në zgjedhjet e tetorit sa më shpejtë që është e mundur t’i formojnë institucionet shtetërore, duke theksuar se përgjegjësinë për mossuksesin eventual do ta bartë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Albin Kurti.
Haradinaj deklaroi se partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk do të marrë pjesë në negociatat mes VV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe do të qëndrojë mënjanë edhe në diskutimet për përzgjedhjen e presidentit të ri të shtetit në vitin 2021.
“Ne jemi parti opozitare, nuk jemi palë e bisedave LDK-VV, barra vjen mbi mandatarin që ta krijojë qeverinë, temat që ndërlidhen me të, gjendet alternativa apo formula, sipas përvojës, barra bie mbi partinë fituese që t’i gjejë formulat, t’i akomodojë pritjet e partnerëve, Aleanca nuk obligohet nga diskutimet dy palëshe të tyre, nuk kemi pikëpamje tash për këtë temë sa i përket presidentit, qëndrojmë jashtë, është në përgjegjësinë e zotit Kurti, atij i bie barra, kuptohet palët mund të kenë kërkesa nganjëherë të ndryshme, ai që është mandatar e ka këtë privilegj t’i mandatojë ato”, tha Hardinaj.
Kryeministri në detyrë deklaratën e ka dhënë në promovimin e sotëm, së bashku me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Kristijan Held.
Për realizimin e projektit në vlerë prej 170 milionë euro dje është nënshkruar marrëveshja me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.