Prishtinë, 19 korrik – Kryeministri i Kosovës që ka dhënë dorëheqje Ramush Haradinaj është gjykuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë, por në vitin 2012 është liruar nga të gjitha akuzat i pafajshëm.
Tribunali për herë të dytë e liroi tashmë ish-kryeministrin e Kosovës dhe ish-liderin e UÇK-së nga faji për krimet në Kosovë në vitin 1998.
Haradinaj, para se t’i bashkangjitet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka punuar si sigurim në një klub nate ndërsa në vitin 2004 u bë kryeministër, si lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Pas 100 ditëve të kaluar në funksionin e kryeministrit ka arritur akuzë nga Haga, pas të cilës ka dhënë dorëheqje dhe vullnetarisht i është dorëzuar Tribunalit.
Për herë të parë Ramush Haradinaj dhe Idriz Balaj janë liruar nga të gjitha pikat e akuzës në pranverën e vitit 2008, ndërsa Lah Brahimaj është dënuar me gjashtë vite burg.
Duke miratuar ankesën e Prokurorisë, këshilli i apelit të Tribunalit nga fundi i korrikut të vitit 2010 ka kërkuar procesi gjyqësor të përsëritet për gjashtë prej 37 pikave të akuzës.
Gjykata e Hagës në vitin 2012 për herë të dy e liroi Haradinajn.
Duke arsyetuar aktvendimin në vitin 2012 gjykatësi Moloto ka potencuar se është konfirmuar që “nuk ekzistojnë dëshmi të besueshme se Ramush Haradinaj e ka ditur për krimet në Jabllanicë”.
“Ky aktvendim, në fund të procesit më të gjatë dhe më të lodhshëm penal që është zhvilluar në historinë e të drejtës penale ndërkombëtare, paraqet konfirmim të plotë për pafajësinë e zotëri Haradinajt. Kjo tregon se pa asnjë dyshim ai është hero lufte, e jo kriminel lufte”, ka deklaruar atëherë avokati i tij Ben Emerson.