Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi që edhe Vlora Çitaku ambasadorja e Kosovës në SHBA, është njëra nga shumë njerëzit që kanë punuar për ndarjen e Kosovës.
Haradinaj para gazetarëve tek shtatorja e Zahir Pajazitit deklaroi që Çitaku për këtë ka punuar së bashku me Hashim Thaçin si dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, transmeton televizioni Klan Kosova.
Ai shtoi që “ky gabim nuk i ka ndaluar që ata edhe më tutje të jenë në ato funksione”.
“Ka shumë zyrtarë të Kosovës të cilët ishin për ndarjen e territoreve dhe bënë gabim të madh … Vlora, Presidenti Thaçi, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe të tjerë”, u shpreh Haradinaj.