Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se Gjykata Speciale mund të shfuqizohet.
“Si të vendosin deputetët, unë i respektoj. Nëse deputetët e vlerësojnë dhe i kanë 60 vota, atëherë unë e respektoj”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.
“Çdo ligj i votuar mundet me u ndalë. Gjykata është e votuar me 2/3, por me sa e di unë operimi i saj ndalet në rast se votohet shfuqizimi i saj”, është shprehur shefi i ekzekutivit.
Ai ka shtuar se si AAK do të mbajnë qëndrimin kundër kësaj gjykate, sa herë që kjo temë do të aktivizohet në Kuvend.
Haradinaj ka thënë se kjo gjykatë duhet të operojë në Kosovë.