Kryeministrat Ramush Haradinaj dhe Edi Rama, sapo kanë arritur në Prekaz ku janë pritur nga Rifat Jashari dhe Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skënderajt.
Haradinaj e Rama do të kryejnë vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, me ç’rast do të përkulen edhe para varrit të heroit legjendar Adem Jashari, shkruan gazetametro.net.
Për momentin kabinetet e të dy qeverive janë duke u bërë gati për të kryer homazhet, ndërkohë që me këtë pritet të përmbyllet agjenda e ditës së sotme.
Vizita në Prekaz nuk ishte paraparë në fillim, por të dy kryeministrat u dakorduan që ta ndryshojnë agjendën dhe të vizitojnë Prekazin.
Kjo vizitë korrespondon me festat e Nëntorit. 28 Nëntori do të shënohet në të gjitha vendet ku ka shqiptarë, e po ashtu do të festohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.