Prishtinë, 15 janar – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pohoi sot se SHBA-ja ka refuzuar t’ia miratojnë vizën.
Në konferencën për shtyp ai tha se edhe pse ka marrë ftesë, nuk do të shkojë në Lutjen e mëngjesit në Uashington.
“Qejf kam pasë edhe kam. Me këtë klimën me taksën po më duket nuk shkoj kësaj here”, është shprehur Haradinaj gjatë konferencës për media.