Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj paralajmëroi se homologia e tij serbe Ana Bërnabiq do të jetë mes të ftuarave ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit të ardhshëm, së bashku me kryetarët e qeverive të vendeve tjera nga rajoni, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Sipas shkrimit të gazetës “Koha Ditore”, Haradinaj këmbëngul të organizojë në Kosovë takim në të cilin kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të bisedojnë për proceset e eurointegrimeve në rajon.
Mes mysafirëve është planifikuar të ftohet edhe komisari për fqinjësi të mirë dhe zgjerim i Bashkimit Evropian Johanes Han.
Qëllimin për organizimin e takimit kryeministri kosovar e ka nxjerrë në seancën e djeshme të Qeverisë, shkruan gazeta prishtinase.
“Do të kërkoja pëlqim nga ju në fillim të muajit prill t’i ftoj kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, si dhe shpresoj të Kroacisë dhe Bosnja e Hercegovinës, dhe nëse vjen edhe kryeministrja e Serbisë, por besoj se është pak rëndë”, ka deklaruar Haradinaj.
Pothuajse dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, asnjë kryeministër serb nuk e ka vizituar vendin në ftesë të kreut shtetëror në Prishtinë.(koha.mk)