Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Strasburg, në një intervistë për mediat franceze ka thënë se dialogu me Serbinë mund të vazhdojë vetëm nëse kjo e fundit e njeh pavarësinë e Kosovës. Kreu i AAK-së i arrestuar dhe i mbajtur në Francë gati një muaj, ka thënë për agjencinë franceze se Prishtina po tregon inferioritet dhe servilizëm në Beograd. Ai ka shtuar se duhet të kundërshtohet vazhdimi i dialogut në mes të dy palëve, derisa Serbia ta njeh Kosovën. Haradinaj më tej ka theksuar se është për të ardhur keq se “Prishtina mban pozitën inferiore dhe të përulur në Beograd”, dhe shtoi se Kosova ka mungesë të njerëzve që janë të gatshëm të përballen. Haradinaj ka thënë se ai e kundërshton vazhdimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit. “Nuk kemi pse të shtrojmë tryezë me ta derisa nuk na njohin, ka thënë Ramush Haradinaj. Ai gjithashtu përmendi edhe arrestimin e tij më 4 janar në Francë, duke thënë se akuza e Serbisë është e padrejtë dhe abuzim i të drejtave të njeriut.