Kryeministri i Kosovës në dorëheqje Ramush Haradinaj vlerëson se armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën, por edhe për, siç thotë, “paqen e brishtë në rajon”, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Haradinaj përmes faqes së tij në Fejsbuk porositi se është “çmenduri” ajo që Serbia vazhdon të furnizohet me sisteme raketore kundërajrore dhe pajisje të tjera ushtarake nga ato dy vende.
“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (pancirë, sisteme të mbrojtjes ajrore, dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë”, shkroi Haradinaj.