Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj pak orë më parë bëri të ditur se u ka dërguar një letër ambasadorëve të Quintit përfshirë edhe ambasadorit të Bashkimit Europian në Kosovë.
Në kërkesat të cilat ai ka rënditur si këmbim në tërheqje të taksës ndaj produkteve serbe, figuron njëra për çështjen e izolimit të kosovarëve për shkak të vizave, njofton Klan Kosova.
Haradinaj ka kërkuar nga BE mes tjerash që të garantojë liberalizimin e vizave për qyetetarët e Republikës së Kosovës.
”3. BE-ja do të jep zotime shtesë publike dhe do të garanton se:
(I) Do të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës para fillimit të Konferencës”, theksohet në kërkesën e tretë në letrën e kryeministrit Ramush Haradinaj dërguar në adresë të ambasadorëve të Quintit.