Qendra për udhëzim të viktimave të dhunës seksuale sot do të hapen në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë. Hapja e tyre është mbështetur nga Qeveria, Kombet e Bashkuara (agjencitë UNDP dhe UNFPA) dhe shoqata e qytetarëve “HERA”.
Janë paralajmëruar fjalime të koordinatores së përhershme të Kombeve të Bashkuara Luiza Uinton, ministrave të Shëndetësisë Venko Filipçe, asaj të Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, kryetarit të komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski dhe drejtoreshës së Spistalit të përgjithshëm Kumanovë Snezhana Zaharieva.
Qendra të këtilla hapen edhe në Spitalin klinik Tetovë dhe në Klinikën universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë-Shkup.
Qendra për udhëzim të viktimave të dhunës seksuale hapen pas ratifikimit të Konventës së Stambollit dhe janë standarde dhe të parapara në vetë konventën.