Hapje e terminalit të ri doganor në Qafë Thanë

Strugë, 16 shtator – Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë sot do të lëshohet në përdorim terminali i sapondërtuar doganor për praktika të mallrave. Projekti i cili është financuar nga BE-ja përmes IPA-s në vlerë prej dy milionë denarëve filloi në vitin 2017.

Në ngjarje pritet të kenë fjalim kryeministri Zoran Zaev, ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Samuel Zhbogar, ministrja e Financave, Nina Angellovska dhe drejtori i Drejtorisë së doganave, Gjoko Tanasoski.

Me ndërtimin e terminalit të ri doganor eksportues-importues prej 9,500 metrave katrorë, rrugë të qasshme, objekte për doganim dhe organe të tjera inspektuese si dhe rikonstruim të objekteve ekzistuese, nga Drejtoria doganore theksojnë se shteti ynë siguron shërbime më të mira për operatorët ekonomik dhe qarkullim më të shpejtë të mallrave në vendkalimin më të madh kufitar me Republikën e Shqipërisë, si dhe lehtësim të procedurave tejkufitare. (koha.mk)