Shkup, 5 prill – Përmes digjitalizimit do të sigurojmë transparencë të institucioneve, porositi sot drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski gjatë pjesëmarrjes në Samitin e dytë digjital të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Beograd.
Despotovski ishte folës në panelin “Ekonomia digjitale dhe shoqëria” dedikuar rritjes së transparencës së administratës publike dhe përdorimit të madh të të dhënave të hapura.
“Demokratizimin e shoqërisë duam ta arrijmë edhe përmes hapjes së plotë dhe transparencës së institucioneve. Në këtë proces i përfshijmë edhe kompanitë vendore dhe shoqërinë civile. Programi ‘Qasje’ që e filluam në vitin 208 me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve ofron pikërisht një mundësi të tillë – IT kompanitë vendore përmes hapjes së të dhënave nga sistemet e institucioneve t’i shfrytëzojnë për përpunimin e zgjidhjeve të cilat do të mundësojnë transparencën e tyre, por edhe efikasitet. Digjitalizimi i shoqërisë dhe sektori publik është gjithashtu edhe një prej tre shtyllave të Parkut shkencor teknologjik, i cili kohë më parë u hap në Shkup”, tha Despotovski.
Panelistët, kumtoi FIZHT, u pajtuan se ekziston edhe nevojë më e madhe nga bashkëpunimi rajonal në këtë fushë që do të sjell përfitime pozitive për qytetarët. Ata i kanë ndarë përvojat nga vendet e tyre dhe kërkuan të bëhet bazë rajonale në të cilën do të integrohen të dhënat e hapura integruese që do të jenë në dobi edhe në sektorit të biznesit.
Në panel merr pjesë edhe Suzana Pribiloviq, ministre e Administratës publike të Malit të Zi, Odeta Barbulishi zëvendësministre e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Mihajlo Jovanoviq, drejtor i zyrës për teknologji informatike të Serbisë dhe Sllavisha Leçiq, këshilltar për shfrytëzuesit nga SAP.
Në Samitin dyditor digjital në Beograd marrin pjesë rreth 4.000 pjesëmarrës dhe 200 folës nga 30 ekonomi, të cilët i prezantojnë trendet më të reja në sferën e IT industrisë.