Hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut, një nga temat e takimit Plenkoviq – Makron

Bruksel, 13 dhjetor Hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian me Maqedoninë e Veriut ishte një nga temat e takimit të djeshëm të presidentit francez, Emanuel Makron me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.

Dy politikanët këmbyen mendime rreth dinamikës dhe metodologjisë së udhëheqjes së negociatave me vendet kandidate për anëtarësim në BE, me fokus në hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, transmeton HINA.

Makron dhe Plenkoviq u takuan në Bruksel në margjina të takimit të kreut të BE-së.

Në maj, Zagrebi dhe Kroacia si kryesuese e ardhshme me Bashkimin Evropian do të jenë nikoqirë dhe organizues të samitit të liderëve të vendeve anëtare të BE-së. Sipas paralajmërimeve, atje do të ftohen të marrin pjesë edhe gjashtë shtete nga Evropa Juglindore. Qëllimi i Qeverisë kroate është që deri atëherë të arrihet konsensus mes anëtareve, me qëllim që të të jepet sinjal i qartë për perspektivat evropiane të këtyre shteteve, dhe për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.