Qeveria shqiptare duhet të luftojë korrupsionin për të ecur më tej në rrugën për hapjen e negociatave. Në një aktivitet për “Ditët e këshillimeve publike”, ambasadorja e BE Romana Vlahutin tha se për të arritur këtë qëllim duhet edhe bashkëpunimi mes palëve politike.
“Secili shtet anëtar apo edhe ata që aspirojnë duhet të pajtohen me këto kushte të paracaktuar dhe kritere që duhet të plotësohen në vijmësi. Është një punë që do përkushtim, natyrisht edhe besimin e palëve, kjo edhe nga shtet anëtare vendet që asiprojnë të anëtarësohen nga të gjitha sektoret që kanë detyrimin për të raportuar në hartimin e raport progresit për vitin e ardhshëm. Kjo është një punë kolektive në të cilën është e rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve dhe jo vetëm.
Këtu janë dy sfida dhe jo vetëm kaq, megjithatë me anë të bashkëpunimit rezultatet do të jenë të frytshme. Këtu evidentohet progresi i arritur deri në këto momente, por edhe hapat që do të ndiqen për hapjen e negociatave të Shqipërisë. Korrupsioni është një nga objektivat që duhet të luftohet nga qeveria shqiptare dhe si një kriter për të ecur përpara në integrimin e BE. Ne duam që të punojmë me ju dhe besoj mos mungojë gjuha e bashkëpunimit, natyrisht edhe kontributi i palëve që qytetarët e Shqipërisë të japin kontributin e tyre”.