Me projekcionin e filmit dokumentar “Dashuria siberiane” në regji të Olga Delane nga Rusia, sonte në kinemanë “Frosina” zyrtarisht do të hapet manifestimi i tetë “Mbrëmjet e të drejtave të grave”.
Ato i organizon Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave (QHKP) nën patronatin e Qytetit të Shkupit dhe në bashkëpunim me UN Women. Manifestimi do të mbahet deri më 9 mars dhe do të përfshijë punëtori, projekcione të filmave dhe debate të cilat do të mbahen kryesisht në Qendrën rinore kulturore.
Manifestimi filloi funjavën e shkuar me nënprogram dhe disa punëtori – për jogë, për fotografi (për të rinj prej 8 deri 18 vjeç), strip-punëtori, jogë për të qeshur, frikë nga lindja, punëtori për skenar (për fëmijë prej 8 deri 12 vjeç).
Mbrëmjet e të drejtave të grave në Maqedoni organizohen prej vitit 2010. Organizuesit presin vizitueshmëri të madhe të ngjarjeve, si dhe në edicionet e kaluara të manifestimit të cilin njejtë e kanë vizituar edhe gratë edhe burrat. Sipas tyre, kjo ngjarje ofron alternativë në festimin e Ditës ndërkombëtare të gruas – 8 Marsit.